Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Flamuj dhe uniforma nga Lufta Ruso-Turke i tërheqin vogëlushët në Muzeun Historik Rajonal në qytetin Kjustendill

Foto: Muze Historik Rajonal në qytetin Kjustendill

Fëmijët punojnë flamujt e kryengritjeve në punishten muze për fëmijët në qytetin Kjustendill. Tema gjatë muajit gusht i është kushtuar Luftës Çlirimtare Ruso-Turke nga periudha e viteve/ 1877-1878/, si dhe Çlirimit të qytetit Kjustendill nga sundimi osman më 29 janar 1878.

Arsyeja është beteja e Shipkës nga data 9-14 / 21-26 gusht 1877/. Mbrojtja e grykës Shipka është një nga momentet e rëndësishme nga ecuria e luftës, të cilat çojnë deri në çlirimin kaq shumë të pritur në Bullgari, thanë nga muzeu.

Fëmijët njihen me veçoritë e punimit të flamujve kryengritës, si dhe me shenjat e tyre dalluese  - luani i tërbuar dhe fjalët “Liri a vdekje”. Vogëlushët mund të shikojnë nga afër dhe rripa shpatullash të uniformave të vullnetarëve bullgarë dhe ushtarëve rusë, të cilat tregojnë gradën e luftëtarit përkatës. Pjesëmarrësit kanë mundësi dhe të veshin rrobat e heronjve, që të mund të zhyten më lehtë në epokën historike.

Punishtja - muze i pret zbuluesit e rinj në oborrin e muzeut më 21 gusht nga ora 14.00 deri në orën 18.00.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

22 Shtator 1908 – Dita kur u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..

botuar më 25-09-22 5.05.PD

Rrugët historike të Sofjes

Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..

botuar më 25-09-17 6.15.MD

Panagjurishte mirëpret origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes

Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..

botuar më 25-09-16 5.05.PD