Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Zoran Zaev shpalli anëtarët e kabinetit të ri të Maqedonisë  Veriore

Foto: EPA/BGNES

Pasi liderët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Veriore dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim - Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, arritën marrëveshje për formimin e shumicës parlamentare, të një qeverie të re dhe ndarjen e ministrive, tanimë është e qartë përbërja e qeverisë së re të Maqedonisë Veriore, transmetoi agjencia MIA, e cituar nga BGNES.  

Mes ministrave të shpallur nga kryeministri i ardhshëm Zoran Zaev, nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë Veriore në kabinet janë Olivër Spasovski – ministër i punëve të brendshme, dhe Radmilla Shekerinska – ministre e mbrojtjes. Ministri i tanishëm i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov do të jetë zëvendëskryeministër i cili do të përgjigjet për çështjet evropiane. Mes figurave, të përcaktuara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, janë Bujar Osmani - ministër i punëve të jashtme, Fatmir Besimi - ministër i financave, Kreshnik Bekteshi - ministër i ekonomisë.  Kabineti i ri do të ketë 19 ministri, në vend të deritanishmeve 26. Prioritetet mbi të cilat do të vihet aksenti në punën e qeverisë janë: ekonomia, reformat gjyqësore, projektet e infrastrukturës së tregjeve të kapitalit, mjedisi dhe investimet në shëndetësi.


Turqia zbuloi burime energjetike në Detin e Zi

Foto: EPA/BGNES

Turqia ka gjetur rezerva të konsiderueshme të gazit në Detin e Zi. Në qoftë se gazi mund të nxirret në mënyrë komerciale, kjo do ta ndihmojë vendin që të pakësojë varësinë e tij nga importi i energjisë. Anija turke “Fatih” filloi studimet e veta për naftë në pjesën detare “Tuna-1” në Detin e Zi fiks përpara një muaji. Këto janë studimet e para, të cilat Ankaraja po i kryen  me një anije personale të sondazhit. Sipas ekspertëve furnizimet fillestare nga depozitat e reja do mund të realizohen  pas të paktën 7-10 vjetëve. Për këtë qëllim të jenë të domosdoshme shpenzime investuese në përmasë të 2-3 miliardë dollarë.


Këshilltar i kryeministrit grek Mitsotakis u largua për shkak të komenteve të veta

Foto: tovima.gr

Këshilltari kryesor i sigurisë kombëtare i kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis - Aleksandros Diakopulos, u tërhoq, pasi shprehu sugjerimin se Greqia i la rrugë Turqisë në sfondin e provave të vazhdueshme të Ankarasë të bëjë sondazhe për gaz nëpër Mesdheun Lindor. Diakopulos  deklaroi se komentet e tij - të cilat më pas ai i tërhoqi, kanë shkaktuar një çoroditje dhe kanë krijuar problem për Micotakisin dhe për qeverinë e tij të djathtë centriste, pa qenë kjo dëshira e tij.


Lokalet në Rumani mbyllën për 1 orë në shenjë të protestës

Foto: AP/BTA

Ditën e mërkurë, 19 gusht, lokalet në të hapur në Bukuresht dhe në një sërë qytetesh të tjera rumune ndaluan punë për 1 orë, nga ora 17.00 deri në orën 18.00 në shenjë të protestës  kundra vendimit të qeverisë të mos të lejojë hapjen e hapësirave të mbyllura të restoranteve, njofton gazeta “România Liberă”, e cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Sipas përfaqësuesve të biznesit me hotele dhe restorante në protestë janë përfshirë rreth 200 000 veta, ose gjysma nga të zënët në këto sfera. Protestuesit kaluan nëpër rrugët e Bukureshtit me pankarta “Menyja e ditës - papunësi” dhe “Ne jemi 10% nga krahu i punës privat në Rumani. A ka ndonjë rëndësi?”

Për shkak të korona-krizës hotelet, restorantet dhe kafet raportojnë një ulje të të ardhurave prej 60% kundrejt vitit të kaluar  dhe kanë frikë se kjo ulje mund të arrijë deri më 80%, në qoftë se masat e aplikuara kufizuese nuk ndryshohen.  


Mali i Zi e shtyu fillimin e vitit mësimor për më 1 tetor

Foto: Pixabay

Mali i Zi i cili shtrihet në Ballkanin Perëndimor e shtyu fillimin e vitit shkollor për më 1 tetor. Vendimi është i mare në bazë të propozimit  të Këshillit Kombëtar të Koordinimit për shkak të situatës epidemike në vend, transmetoi agjencia Tanjug, e cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare BTA.

Nga Ministria e Arsimit kanë njoftuar se derisa të fillojë viti shkollor, do të aplikohet rregulli aktual për pushim të paguar të njërit prej prindërve, mentorëve dhe prindërve birësues, ose të një prindi të vetëm të fëmijëve deri në moshën 11 vjeçe.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

 Foto: Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut

Organizata e emigrantëve alarmon BE-në për procesin kundër bullgarëve në Manastir

Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..

botuar më 25-01-29 1.18.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..

botuar më 25-01-26 8.05.PD
Rumen Radev

Presidenti Radev shpreson se Maqedonia e Veriut do të tregojë vullnet politik dhe do të hapë rrugën e saj drejt BE-së

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..

botuar më 25-01-22 5.58.MD