Dokumentari “Tanda” i studentes Teodora-Kosara Popova nga Akademia Kombëtare për Art Teatral dhe Kinematografik “Krëstjo Sarafov” në Sofje është nga tri kandidaturat e huaja për “Oskar” studentor në kategorinë për filma dokumentarë. Ai u zgjodh në konkurrencën e 1100 filmave nga mbarë bota. Filmi i xhiruar për një ditë prezanton historitë e katër vetave që vallëzojnë tango – Sillvija, Vlladi, Davide dhe Ralica, tregoi para BNR-së Teodora-Kosara Popova.
Sillvija, e cila është kirurge, e përdor tangon që të zbulojë botën e vet shpirtërore, e cila ka mbetur në plan të prapmë në një profesion mashkullor.
Italiani Davide është i vetmi valltar profesional në film. Ai ka rdhur në Bullgari që të japë mësime të tangos.
Për Ralicën e verbër tangoja është diçka si psikoterapi dhe një mënyrë për t’i ndier njerëzit nga afër.
Vlladi, i cili është i gjatë 1.46 metra dhe është pedagog i teknikave daoiste, ka guximin për të zgjedhur pikërisht vallen, ku gratë janë me këpuca me taka të larta dhe tashmë përgatit valltarë fillestarë.
“Oskari” studentor do të shpallet më 15 tetor.“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën..