Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më shumë të shëruar nga Covid-19 sesa të infektuar

Foto: pixabay

169 veta janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, tregojnë 6373 PCR testet e bëra, vë në dukje Portali Unik Informativ. Më shumë raste të reja ka në rrethin e Sofjes – 35, në Dobriç – 25, në Bllagoevgrad – 21 dhe në Plovdiv – 12. Kanë vdekur 7 veta, të shëruarit janë 195, ndërsa 734 pacientë ndodhen në spital, 73 prej të cilëve në reparte intensive.

Që nga fillimi i epidemisë gjithsej 15 131 veta janë hasur me Covid-19. Aktualisht rastet aktive janë 4310.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bëjnë thirrje për t'iu bashkuar valës ballkanike të bojkotit tregtar

Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..

botuar më 25-02-05 9.01.PD

“The Economist” do të zhvillojë një forum kushtuar ekonomisë bullgare

Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..

botuar më 25-02-05 6.05.PD

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD