Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sonya Yoncheva me kthim të shumëpritur në qytetin e saj të lindjes Plovdiv

Foto: sonyayoncheva.com

Lajmet e mira, të lidhura me shfaqjet e ndryshme të muzikantëve elitar bullgarë tek ne po vazhdojnë të mbërrijnë pavarësisht nga pandemia dhe nga protestat politike. Le të rikujtojmë dy prej tyre. Koncerti emocionues i Krasimira Stojanovës, me të cilin gjatë muajit qershor u hap Festivali Ndërkombëtar “Ditë të Shtëpisë së Ballabanit” dhe suksesi i madh i Aleksandrina Pendaçanskës në “Makbet” dhe i operës së Varnës. Tani adhuruesit e muzikës klasike tek ne me padurim presin ngjarjen e madhe të radhës, në të cilën përsëri shkëlqen emri i një këngëtareje bullgare të operës.  

Më 25 gusht, në skenën e Teatrit Antik në qytetin Plovdiv (Roman Theatre, built in the second Century BC.), është koncerti i këngëtares Sonya Yoncheva. Ai është një pjesë nga programi i festivalit Opera Open, kurse këngëtarja me famë botërore shumë herë me radhë  ndau emocionin e saj se do të këndojë në qytetin e saj të lindjes. “Nuk kam durim që të shëtis nëpër rrugën kryesore të qytetit Plovdiv dhe të në teatrin Antik - këto janë kujtime nga fëmijëria!” shkroi ajo në rrjetin social.

Le të rikujtojmë, se Sonya Yoncheva interpreton rolet kryesore në shfaqjet në Metropolitan, Covent Garden, La Scala, operat e Bavarisë, të Berlinit, të Vjenës dhe të Parisit. Ajo është në partneritet me artistë nga rangu i Placido Domingos, Sting, Jonas Kaufman...Ajo është artistja e vetme në historinë e Metropolitanit, e cila në një stinë merr pjesë në tri spektakle , çdo një nga të cilët të transmetuar live në 2000 kinoteatro nëpër të gjithë botën. Përpara pak shumë se 1 muaj, sopranoja bullgare e pushtoi publikun në koncertin përpara Kullës së Aifelit, kushtuar Festës Kombëtare të Francës dhe të transmetuar nëpër të gjithë botën.

Pasuan angazhime në Itali, mes të cilëve Puccini Gala- koncert me arie nga operat e Puçinit në sheshin “San Martino” në Lucca - qyteti i lindjes i kompozitorit të madh. Përpara disa ditëve Sonya Yoncheva dha një koncert me titull “Rilindja” në Festivalin e Salzburgut të Austrisë (Salzburger Festspiele, Salzburg, Austria). Bashkë me Cappella Mediterranea nën shkopin e dirigjentit Leonardo García Alarcón ajo interpretoi krijime nga Kavali, Monteverdi, Purcell dhe kompozitorë  të tjerë nga epoka. Publiku dëgjoi dhe interpretimin e shkëlqyer të një kënge të bukur popullore bullgare - “Qengji im po belbëzon” nën orkestrimin e Quito Gato (muzikant, kitarist dhe pianist argjentinas) i cili po kështu kompozon dhe bën aranzhime.

Në skenën e qytetit Plovdiv Sonya Yoncheva do të prezantojë dhe basin bullgar Bozhidar Bozhillov. Në fund të muajit qershor, ajo shpalli, se do të donte që në koncertin  të cilin e ka quajtur Coming Back t’i japë shans dhe një interpretuesi të ri dhe i ftoi talentet vendas të dërgojnë incizime të veta. Bozhidari i cili është 26 vjeç është i zgjedhur mes 50 këngëtarëve ”për shkak të timbrit të tij të bukur, të muzikalitetit mjaft të mirë dhe të pranisë shumë të mirë e të qetë në skenë”, sipas fjalëve të këngëtares së operës. Basi i cili aktualisht po punon në “La Scala” do të këndojë arien e mbretit Filip i II “Ella giammai m’amo” nga opera “Don Karlos” e Verdit. Programi, të cilin Sonya Yoncheva e ka përgatitur, përfshin muzikë nga kompozitorët e mëdhenj italianë të operës Verdi, Puccini, Mascani e të tjerë. Në duetet partner i saj do të jetë tenori Marin Yonchev, si dhe Orkestra e Operës Shtetërore të Plovdivit, dirigjent është Najden Todorov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Fenomen” – një këngë me një mesazh të fortë

Shumë energji rinore rrjedh nga kënga "Fenomen" e Niki R:ce. Ky është emri artistik i këngëtares Nikoll Rizova, e cila ishte pjesë e grupit të fëmijëve “Bon-Bon” . Pranë saj si në muzikë ashtu edhe në jetë është Cvetan Marinov, të cilin e njohim..

botuar më 24-06-21 8.10.PD

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD