Lajmet e mira, të lidhura me shfaqjet e ndryshme të muzikantëve elitar bullgarë tek ne po vazhdojnë të mbërrijnë pavarësisht nga pandemia dhe nga protestat politike. Le të rikujtojmë dy prej tyre. Koncerti emocionues i Krasimira Stojanovës, me të cilin gjatë muajit qershor u hap Festivali Ndërkombëtar “Ditë të Shtëpisë së Ballabanit” dhe suksesi i madh i Aleksandrina Pendaçanskës në “Makbet” dhe i operës së Varnës. Tani adhuruesit e muzikës klasike tek ne me padurim presin ngjarjen e madhe të radhës, në të cilën përsëri shkëlqen emri i një këngëtareje bullgare të operës.
Më 25 gusht, në skenën e Teatrit Antik në qytetin Plovdiv (Roman Theatre, built in the second Century BC.), është koncerti i këngëtares Sonya Yoncheva. Ai është një pjesë nga programi i festivalit Opera Open, kurse këngëtarja me famë botërore shumë herë me radhë ndau emocionin e saj se do të këndojë në qytetin e saj të lindjes. “Nuk kam durim që të shëtis nëpër rrugën kryesore të qytetit Plovdiv dhe të në teatrin Antik - këto janë kujtime nga fëmijëria!” shkroi ajo në rrjetin social.
Le të rikujtojmë, se Sonya Yoncheva interpreton rolet kryesore në shfaqjet në Metropolitan, Covent Garden, La Scala, operat e Bavarisë, të Berlinit, të Vjenës dhe të Parisit. Ajo është në partneritet me artistë nga rangu i Placido Domingos, Sting, Jonas Kaufman...Ajo është artistja e vetme në historinë e Metropolitanit, e cila në një stinë merr pjesë në tri spektakle , çdo një nga të cilët të transmetuar live në 2000 kinoteatro nëpër të gjithë botën. Përpara pak shumë se 1 muaj, sopranoja bullgare e pushtoi publikun në koncertin përpara Kullës së Aifelit, kushtuar Festës Kombëtare të Francës dhe të transmetuar nëpër të gjithë botën.
Pasuan angazhime në Itali, mes të cilëve Puccini Gala- koncert me arie nga operat e Puçinit në sheshin “San Martino” në Lucca - qyteti i lindjes i kompozitorit të madh. Përpara disa ditëve Sonya Yoncheva dha një koncert me titull “Rilindja” në Festivalin e Salzburgut të Austrisë (Salzburger Festspiele, Salzburg, Austria). Bashkë me Cappella Mediterranea nën shkopin e dirigjentit Leonardo García Alarcón ajo interpretoi krijime nga Kavali, Monteverdi, Purcell dhe kompozitorë të tjerë nga epoka. Publiku dëgjoi dhe interpretimin e shkëlqyer të një kënge të bukur popullore bullgare - “Qengji im po belbëzon” nën orkestrimin e Quito Gato (muzikant, kitarist dhe pianist argjentinas) i cili po kështu kompozon dhe bën aranzhime.
Në skenën e qytetit Plovdiv Sonya Yoncheva do të prezantojë dhe basin bullgar Bozhidar Bozhillov. Në fund të muajit qershor, ajo shpalli, se do të donte që në koncertin të cilin e ka quajtur Coming Back t’i japë shans dhe një interpretuesi të ri dhe i ftoi talentet vendas të dërgojnë incizime të veta. Bozhidari i cili është 26 vjeç është i zgjedhur mes 50 këngëtarëve ”për shkak të timbrit të tij të bukur, të muzikalitetit mjaft të mirë dhe të pranisë shumë të mirë e të qetë në skenë”, sipas fjalëve të këngëtares së operës. Basi i cili aktualisht po punon në “La Scala” do të këndojë arien e mbretit Filip i II “Ella giammai m’amo” nga opera “Don Karlos” e Verdit. Programi, të cilin Sonya Yoncheva e ka përgatitur, përfshin muzikë nga kompozitorët e mëdhenj italianë të operës Verdi, Puccini, Mascani e të tjerë. Në duetet partner i saj do të jetë tenori Marin Yonchev, si dhe Orkestra e Operës Shtetërore të Plovdivit, dirigjent është Najden Todorov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..
Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..
Muzikantët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) nga Grupi Vokal i Fëmijëve "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - prezantojnë koncertin e tyre tradicional pranveror. Ai i kushtohet 70 vjetorit të kompozitorit Krasimir Miletkov, i cili..
Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në..