GERB nisi konsultime me partitë parlamentare për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor dhe për miratimin e Kushtetutës së re. Brenda ditës kryetarja e grupit parlamentar të GERB-it Daniella Daritkova, kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva dhe Menda Stojanova nga udhëheqja e GERB-it zhvillojnë takime me partnerët e koalicionit VMRO dhe Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe me përfaqësues të pavarur popullorë. Pas takimit zonja Daritkova tha, se VMRO dha pajtim parimor dhe përkrahu idenë e GERB-it.
GERB akoma nuk kanë përgjigje nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri për bisedime. Partia Socialiste Bullgare shpalli se nuk do të marrë pjesë në konsultime për Kushtetutë të re, njofton BTA.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..