Ditën e 48 të protestave mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore në Sofje. Protestuesit paralajmërojnë se në qoftë se Kryeministri Bojko Borisov vazhdon t’i nënvlerësojë kërkesat e tyre, më 2 shtator do të zhvillojnë një aksion të madh para Këshillit të Ministrave dhe do të organizojnë një demonstratë më drastike civile.
Ndërkaq, në një kontra protestë në kryeqytet afër Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje të pakënaqurit nga bllokadat, grumbullojnë nënshkrime, të cilat do t’i parashtrojnë në Prokurori. Ata deklarojnë se në mbrëmje përsëri do të jenë para godinës së Ambasadës së Rumanisë që të parandalojnë bllokimin e një udhëkryqi kryesor në pjesën qendrore të qytetit.
Fraksioni parlamentar i socialdemokratëve gjermanë bëri të ditur se i përkrah protestat në Bullgari. Ata i konsiderojnë si proevropiane dhe në mbrojtje të superioritetit të ligjit.Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...
Të premten në mëngjes, në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore, do të ketë mjegull, ose re të ulëta. Gjatë ditës, do të jetë..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..