Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza e koronavirusit - një sprovë serioze për bashkitë e vogla në Bullgari

Foto: BGNES

Bashkitë e vogla në Bullgari kanë vështirësi serioze në kushtet e pandemisë. Buxhetet e tyre u tretën përgjysmë, papunësia u rrit për shkak të falimentimeve në masë të biznesit vendas.

Kresna është një prej tyre. Jetesa kryesore e njerëzve nga qyteti jugperëndimor bullgar  është e lidhur me trafikun turistik dhe transportues. Mbi 100 janë dyqanet e vogla dhe lokalet nëpër rrugën ndërkombëtare për në Greqi, e cila kalon përmes qytetit  dhe dy fshatrave të tjera nga bashkia.

Pothuajse të gjithë mbyllën në kulmin e pandemisë - në mënyrë të detyrueshme, nga frika dhe për shkak të mungesës së klientëve. Ata, të cilët u kthyen në një regjim pune, janë shumë pak dhe ndeshen me vështirësi serioze, njofton korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Keti Trençeva.


Në restorantin e vogël të Ivanit, i cili gjendet në shesh, ka njerëz, por vetëm jashtë. Brenda është bosh. Ai nuk do madje të mendohet për periudhën e dimrit, e cila për të është e barabartë me falimentimin:

“Dy muaj nuk punuam, kjo ndikoi mbi të gjitha. Llogaritë nuk dalin, tërhiqen kredi. Jemi në buzë. Me shtetin nuk mund të luftojmë, ai i përcakton rregullat. Tani është sezoni - pjesa më e madhe e tavolinave janë jashtë, por në muajin shtator kur të fillojnë shirat....Më tepër na shqetëson fakti se mos të na mbyllin përsëri. Ka një frikë reale që kjo të ndodhë - ja, në Greqi po e shtrëngojnë përsëri gjendjen, biznesi i tyre është i shtypur krejtësisht dhe pritet që dhe në Bullgari kjo të ndodhë gjatë muajit shtator” - tregon pronari i restorantit, kurse rrugëdalja në sytë e tij është: “Që të gjithë duhet të ikim nga Bullgaria, këtu të lëmë vetëm qeverinë”.

Në disa kilometra nga Kresna, përsëri në rrugën ndërkombëtare përgjatë lumit Struma, gjendet një kompleks i madh hotelesh në restorantin e të cilit vështirë gjendej vend. Tani është bosh. Si duket kriza përmes vështrimit të personelit? Tanja është e vetmja e cila ka guximin të flasë:

“Bosh është. Supozoj se kjo vjen nga çmimet më të larta. Masa 60/40 nuk është dhe kaq e keqe, sa komentohej nëpër mediat, sepse është një mundësi të mbijetosh derisa të fillosh punë. Po vë re se, masat nuk respektohen. Pagimi i ulët, qëndrimi i padrejtë janë shkaku për pakënaqësinë tonë, jo kaq frika nga infektimi”.

Bashkitë e vogla si Kresna mbase nuk do të mund të rezistojnë gjatë dimrit, kur priten tronditjet më serioze dhe vala e dytë e koronavirusit. “Ndihma e shtetit ndaj momentit është tepër e vogël, pohon zëvendës-kryetari i bashkisë Petër Petrov:

“Gjërat në Kresna janë të mjerueshme, sepse është një bashki e vogël. Mundësitë për jetesën dhe ushqimin e njerëzve janë të pakta. Familjet ushqehen kryesisht nga dyqanet e vogla, kafenetë. Shpallja e pandemisë goditi rëndë mbi këtë biznes - nuk punuan më shumë se 3 muaj. Në Zyrën e punësimit u regjistruan punonjësit në biznesin e qepjes. Papunësia u rrit kryesisht prej tyre. Sikurse, bashkia u kthye në një punëdhënës të madh. Pyesin vazhdimisht për mundësi për punë mbi programet e ndryshme. Por, e parë realisht, qëkurse është shpallur pandemia, programe të hapura për punësim nuk ka, përveç programit Regjional për zënie, mbi të cilin qenë miratuar 10 vende për katër muaj. Në fillim, ai e zgjidh problemin, por pas kësaj periudhe të marrët në punë në kuadrin e programit nuk kanë të drejtën të shkojnë në bursën e punës.  

Buxheti i bashkisë është shumë i vogël - afro 4 milionë leva (2 milionë euro), dhe mezi arrin të mbulojë detyrimet e vjetra - sqaron akoma zëvendës-kryetari i bashkisë. Ai është i shqetësuar nga ardhja e vjeshtës, me qenë se pritet një shtim i numrit të të sëmurëve si nga infeksioni i koronavirusit, kështu dhe të sëmundjeve tradicionale të frymëmarrjes, kurse kjo mund të çojë deri në kthimin e masave të rrepta kufizuese.“Ne, siç duket do të pengohemi seriozisht dhe në qoftë se shteti nuk na ndihmon në ndonjë farë mënyre, nuk do të mundim t’i ndihmojmë njerëzit në këtë gjendje të rëndë e të mjerë”,shqetësohet zëvendës kryetari i Kresnës Petër Petrov.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD