Paftat janë një zbukurim tipik bullgar. Ato janë element i kostumeve popullore nga krahina të ndryshme të Bullgarisë. Këto dekorime prej veshjes tradicionale bullgare mund të kenë forma më të ndryshme. Janë mbuluar kryesisht me ornamentikë florale, nganjëherë edhe me aplikacione prej sedefi. Në disa pafta mund të ketë edhe motive kafshore.
Historia e paftave në trojet tona na kthen prapa në Mesjetë, kur ato e kanë treguar statusin social të burrit.Sipas zbulimeve arkeologjike afër fshatit Madara në rajon janë krijuar pafta që gjatë shekullit IX – X dhe janë prodhuar në masë gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare /1185-1396/.
Pas rrëzimit të Bullgarisë nën Zgjedhën Osmane në shekullin e XIV bullgarët humbin forcën e tyre ushtarake. Për këtë shkak paftat dalëngadalë bëhen pjesë e kostumit femëror, duke i shndërruar në mbrojtëse të pjesës më të rëndësishme femërore – organet e lindjes.
Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XVIII në paftat ka madje elemente të stilit të barokut, ndërsa në disa prej tyre janë pikturuar skena biblike – Krishtlindja, Ungjillëzimi i Hyjlindëses, Ngjallja e Krishtit.
Mirëpo, në fillim të shekullit të XX kostumet popullore fillojnë të sprapsen para veshjes moderne të qytetit, që të zënë një vend të denjë në muze, ose në dollapët e gjysheve tona.
Më shumë hollësi për këtë element origjinal dekorativ prej veshjes tradicionale bullgare mund të mësoni në publikimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë Mesazhet e fshehura të paftave bullgare
Foto: arkiv, botevgrad.comPresidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..