Zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi parathonë fundin e epokës së Gjukanoviçit
Në kushtet e një krize të mprehtë ekonomike më 30 gusht në Malin e Zi janë thirrur zgjedhje parlamentare. Pjesëmarrje e pritshme e votuesve është 70%. Sipas sociologëve Partia Demokratike e socialistëve e presidentit Millo Xhukanoviç, parti kjo e cila drejton vendin prej 30 vjetëve, do të marrë deri më 35% nga vota. Të dyja partitë opozitare - Fronti Demokratik dhe Mali i Zi Demokratik, do të kenë përkatësisht 25% dhe 15% nga buletinet. Qeverisja ka të ngjarë të varet nga përfaqësimi i të dyja partive etnike - shqiptare dhe boshnjake. Serbët janë mbi 30% nga popullsia në Malin e Zi dhe janë të pakënaqur nga hyrja e vendit në NATO, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.
Greqia po i zgjeron ujërat e veta territoriale në Detin Jon deri më 12 milje
Në sfondin e tensionit të mprehtë me Turqinë në Mesdheun Lindor, Greqia po i zgjeron ujërat e veta territoriale në Detin Jon nga 6 deri më 12 milje detare, deklaroi kryeministri Kyriakos Micotakis. Kjo ndodhi pasi parlamenti në Athinë ratifikoi marrëveshjet detare të vendit me Italinë dhe Egjiptin, njoftoi “Keep talking Greece”. Micotakis sqaroi se, ministri i punëve të jashtme Nikos Dendias do të shkojë në Tiranë, që të bisedojë me Shqipërinë për demarkacionin e kufijve detare midis dy vendeve fqinje - një projekt, i punuar gjatë disa vjetëve të fundit. Kryeministri shqiptar Edi Rama i cili u është nënshtruar kritikave se janë të kërcënuara interesat kombëtare të vendit, shkroi në Facebook se, ”deti dhe toka nuk jepen si dhurata” dhe se aksioni grek nuk i ndryshon marrëveshjet tanimë të arritura mbi çështjen midis Tiranës dhe Athinës, transmetoi agjencia BGNES.
Nga data 1 shtator në Rumani hapin dyer kinematë, teatrot dhe restorantet
Presidenti rumun Kllaus Johanis njoftoi se, nga data 1 shtator në vend mund të hapin dyer teatrot, kinematë dhe hapësirat e brendshme në restorantet, njoftoi sajti Ziare.com. Ka dy fusha për të cilat është me një rëndësi të madhe të rinovojnë veprimtarinë e vet. “E para, për të cilën ngulmoj shumë është kultura. Teatrot dhe kinematë do të mund të hapin dyer gjatë kushteve speciale për një parrezikshmëri, me vende të lira midis spektatorëve, me maska”, vuri në dukje Johanis. Sektori i dytë, i cili vuan dhe është mirë që të rinovojë veprimtarinë e vet, janë hotelet, restorantet dhe kafenetë. “Koha po ftohet dhe shumë shpejt vendet e hapura do të bëhen të papërdorshme”, shtoi presidenti. Ndalimi do të hiqet një ditë pasi më 31 gusht parlamenti voton mocionin e kërkuar nga opozita të mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Ludwig Orban .
Presidenti turk shpreson që të gjejë akoma gaz në Detin e Zi
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pret që Ankaraja të zbulojë më shumë fusha të gazit natyror në Detin e Zi. Depozitat tanimë të zbuluara janë një pjesë nga një burim më i madh. “Lajme të mira vazhdojnë të vijnë. Aty nuk mund të ketë vetëm një burim”, mendon lideri turk. Më 21 gusht Erdogani shpalli zyrtarisht se, Turqia ka gjetur në Det të Zi, në afërsi të vendit afër bashkimit të zonave të veçanta ekonomike turke, bullgare dhe rumune, depozita të mëdha të gazit natyror. Deri në vitin 2023 autoritetet presin të fillojnë furnizime të tregut të brendshëm. Sipas fjalëve të Erdoganit vëllimi i depozitës është 320 miliardë metra kubike, të cilat vlerësohen në 65 miliardë dollarë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Ekspertët e pritën në mënyrë skeptike lajmin sepse British Petroleum и Exxon mobil tanimë kanë studiuar rajonin për gaz dhe nuk kanë zbuluar asgjë premtuese aty.
Festa më e re e përgjithshme serbe do të lavdërojë depërtimin tek Dobro Pole
Udhëheqjet e Serbisë dhe të Republikës Boshnjake Srëbska u morën vesh të prezantojnë një festë të re pan-serbe, e cila të bashkojë që të gjithë serbët nëpër botë. Dita e Unitetit Serb, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar do të festohet më 15 shtator, në përvjetorin nga depërtimi në frontin e Selanikut gjatë vitit 1918, deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç pas takimit të tij me anëtarin serb të Presidencës Boshnjake Milorad Dodik. “Festa do të festohet në të gjitha bashkësitë serbe në të gjithë botën, që të mund të tregojmë se i përkasim një populli dhe gëzohemi për fitimet tona dhe vuajmë për fatkeqësitë e përbashkëta”, tha Vuçiç , i cituar nga televizioni shtetëror serb. Më 15 shtator 1918 trupat e Antantës përçajnë frontin bullgar tek Dobro Pole, kurse ushtritë serbe përsëri pushtojnë Maqedoninë.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: EPA/BGNES
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë..