Në Bullgari do të fillojë testim klinik i vaksinës kundër Covid-19. Këtë e tha para gazetës “Trud” kryetari i Këshillit Drejtues të Asociacionit Bullgar të Studimeve Klinike docent Borisllav Borisov. Testimi do të jetë në fazën e tretë të krijimit të vaksinës. Dy fazat e para tashmë u realizuan në vende në të cilat situata epidemiologjike është e rëndë. Docent Borisov shpjegoi se pritet të nënshkruhet një kontratë për vaksinën me një kompani multinacionale farmaceutike.
Në fazën e tretë të testimit klinik që vazhdon nga 6 deri në 12 muaj kontrollohen se si pranohet vaksina nga organizmi njerëzor, sqaroi imunologu profesor Bogdan Petrunov.
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..