Pothuajse për mbarë vendin është në fuqi paralajmërimi për temperatura tepër të larta. Pritet që në disa rajone të vendit temperatura të arrijë 38 gradë. Temperaturat e larta dhe moti i thatë krijojnë kushte për shpërthimin e zjarreve. Zjarri që dje u shpërthye në rajonin e qytetit Pllovdiv u shua. Në rajonin e qytetit Sliven zjarrfikësit lokalizuan dhe kufizuan përhapjen e një stuhietë zjarrit. Në frenimin e flakës u përfshin edhe ushtarët. Deri në mbrëmje pritet që zjarri të shuhet.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..