Një nga organizatat më të vjetra shoqërore në Bullgari Bashkimi Turistik Bullgar kremton 125 vjet nga krijimi.
Themelues i saj është patriku i letërsisë bullgar Ivan Vazov dhe shkrimtari i njohur dhe aktivist shoqëror Aleko Konstantinov.
Themelet hidhen në malin Vitosha me ngjitjen e majës Çerni Vrëh. Pikërisht atu krijohet bashkimi.
Në këtë festim tradicional vitin e pestë me radhë u përfshi edhe Biblioteka e Kryeqytetit me nismën “Biblioteka në Mal”. Sivjet në lëndinën para vilës turistike “Aleko” biblioteka rregulloi ekspozitën “Vegimet e të Lumturit” ndërsabiblioteka e lëvizshme “Bibliobus” u siguroi lexuesve më se një mijë vëllime librash të shkrimtarëve bullgarë dhe të huaj.
Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..