Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrëmjen e 53-të të pakënaqurit nga qeveria e Borisovit protestojnë

Foto: BGNES

Mbrëmjen e 53 vazhdojnë protestat në Bullgari. Në qendrën e kryeqytetit mbeten të bllokuara tri udhëkryqet kryesore – Universiteti i Sofjes, Ura e Shqiponjave, sheshi “Pavarësi”. Nata kaloi qetë në kampet me tenda, transmetoi BNR.

Në qytetin Varnë udhëkryqi para bashkisë mbetet e bllokuar nga kampi me tenda.

Në rrjetet sociale bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit vazhdojnë të përkrahin protestat. Në orën 12.00 ata për herë të radhës u grumbulluan para godinës së Parlamentit Evropin në Bruksel me kërkes për dorëheqjen e kabinetit Boorisov 3 dhe të Kryeprokurorit dhe për superioritet të ligjit. Më 31 gusht bashkatdhetarët mblidhen para Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje.

Është koha që liderët evropianë të hapin sytë e tyre!” theksohet në thirrjen e bashkatdhetarëve. “BE mund të kontrollojë për zgjedhje të pandershme jashtë bashkimit si për shembull zgjedhjet e fundit në Bjellorusi. Në të njëjtën kohë në një shtet anëtar të bashkimit në të cilin ka shkelje sistematike dhe shpërdorime me procesin elektoral akte të tilla mbeten pa u komentuar”, theksohet në thirrje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Grashkina-Minçeva

Rritje e kërkesave për njohjen e diplomave universitare të marra jashtë vendit

Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..

botuar më 25-10-28 11.49.PD

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..

botuar më 25-10-27 7.35.MD

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon..

botuar më 25-10-27 2.33.MD