Kampet me tenda në tri kryqëzimet kryesore në qendrën e kryeqytetit vazhdojnë të bllokojnë trafikun ditën e 54-të të protestave antiqeveritare. Nata në kampet kaloi qetë. Para dite është e shpallur bllokimi i Këshillit të Ministrave. Në orën 18.30 parashikohet protestë para godinës së Presidencës Evropiane në Sofje, transmetoi BNR.
Thirrja kryesore e protestuesve të cilën kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeprokurorit është të përfshihen në protestën kombëtare më 2 shtator, kur parashikohet që parlamenti të rifillojë punën e tij.
Shtetas u mblodhën prapë në një kundëprotestë në udhëkryqin para Ambasadës së Rumanisë. Qëllimi i tyre është të mos lejojnë protestuesit të bllokojnë udhëkryqin. Sipas tyre protestat janë të paligjshme dhe shkelin të drejtën dhe qetësinë e shtetasve, transmetoi BNR.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..