Presidenti Rumen Radev i bëri apel Parlamentit dhe popullit. Kjo ndodhi në sfondin e protestave para godinës së rrethuar të Kuvendit Popullor. Arratisja nuk do t’ju shpëtojë nga turpi. Kjo tregon se Parlamenti i vërtetë është para godinës, tha Radev, kur tërë grupi i partisë në pushtet GERB dhe i partisë “Volja” u larguan nga salla plenare.
Para fjalimit Kreu i Shtetit u prit jashtë me përshëndetje, ndërsa brenda me thirrje për dorëheqje. Radev i paralajmëroi deputetët për të mos përkrahur një kabinet ekspertësh në kuadrin e Parlamentit të tanishëm, si dhe të hedhin poshtë ndryshimet e propozuara nga pushtetarët në legjislacionin zgjedhor.
Presidenti u bëri thirrje policisë dhe protestuesve për të mos pasur dhunë.
Instituti INSAIT i Universitetit të Sofjes ka lançuar modelin e tij të parë linguistik në një gjuhë të huaj. MamayLM u krijua për shtetin ukrainas dhe është modeli më i mirë i gjuhës ukrainase në botë, njoftoi Ministria e Arsimit. MamayLM..
Është shumë e rëndësishme, kur flasim për 100 ditët e para të qeverisë, të kemi parasysh se ajo miratoi programin e saj, buxhetin e shtetit dhe përballoi dy vota mosbesimi, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Në hapje të mbledhjes së Këshillit të..
Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe..