“Kryengritja e Madhe Popullore” e shpallur nga protesta antiqeveritare mbaroi me heqjen e kampit të çadrave dhe të bllokadave të protestuesve në udhëkryqet kryesore në Sofje. Ditën e 57 të pakënaqësisë organizatorët përsëri thirrën në mëngjes një aksion proteste para godinës së Parlamentit në qendër të Sofjes.
Tensioni u rrit ditën e 56 të pakënaqësisë së popullit kur bomba të vogla dhe sende të ndryshme “fluturuan” drejt policisë para Parlamentit, transmetoi BNR. Përsëri ka pasur gaz djegës, megjithë thirrjet e organizatorëve se bëhet fjalë për provokime. Janë arrestuar 126 veta, 60 prej të cilëve me të kaluar kriminale, tha drejtori i policisë së kryeqytetit Georgi Haxhiev. Ndër ta është dhe lideri i partisë “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov. Policia njoftoi për 80 policë të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe..