Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Deeskalimi nënkupton tërheqjen e anijeve turke nga platforma kontinentale greke

Foto: EPA/BGNES

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shpalli se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord për bisedime në kuadrin e Aleancës për deesklalim  të tensionit midis tyre, transmetoi televizioni grek Skaj. “Pasi zhvillova bisedime me liderët grekë dhe turq, ata ranë dakord për bisedime teknike në NATO, që të vendosin mekanizma për shmangien e përleshjeve të rastit në Mesdheun Lindor dhe evitimin e një konflikti ushtarak”, tha Stoltenberg i cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Turqia ripohoi fjalët e tij por burimet diplomatike greke i kundërshtuan. “Informata, e shpërndarë sa u përket bisedimeve të supozuara teknike në kuadrin e NATO-s, nuk përkon me realitetin. Ne e përkrahëm qëllimin e Stoltenbergut të punojë për deeskalim. Por, deeskalimi do të thotë një tërheqje të menjëhershme të të gjitha anijeve turke nga platforma kontinentale greke”, kanë vënë në dukje burimet.

Serbia dhe Kosova bisedojnë me ndërmjetësinë e Shtëpisë së Bardhë

Foto: gazetaexpress.com

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti bisedojnë në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve bilaterale. Dje në Twitter ndihmësi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi sigurinë kombëtare Robert O’ Brien njoftoi se është arritur një përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike, që do të thotë punë për të rinjtë. Mes temave të shqyrtuara kanë qenë çështjet ekonomike, projektet e infrastrukturës të cilat i lidhin Beogradin dhe Prishtinën, hapja e një zyre të Fondit Amerikan për Zhvillim në Beograd, si dhe përfshirja e Prishtinës në Bashkimin Ekonomik Ballkanik, të ashtuquajturin “Shengen i Vogël”. Por, delegacioni serb ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ekonomia greke u ngushtua me 15,2%

Foto: BGNES

Një ngushtim të madh të ekonomisë greke prej 15,2% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 llogariti zyra greke e statistikës. Sipas të përditshmes ekonomike “Naftemboriki” ky tregues është më i keqi që nga viti 1995 e këtej , shkruan Agjencia Telegrafike Bullgare. Ky ngushtim është në përshtatje me prognozat e qeverisë, të bëra pas mbylljes së ekonomisë greke për shkak të Covid-19. Pritjet për uljen e përgjithshme vjetore të Produktit të Brendshëm Bruto mbeten në nivelet prej 8%. Një botim tjetër grek - “Kathimerini” shënon se pandemia, përveç se ka pakësuar së tepërmi numrin e turistëve të huaj në Greqi, ka ndryshuar dhe përbërjen e tyre. Për herë të parë sivjet më shumë janë turistët nga Franca, të cilët i tejkalojnë gjermanët dhe britanikët. Gjatë muajit gusht trafiku i udhëtarëve përmes Aeroportit të Athinës “Eleftherios Venizelos” ka qenë 60%  më i ulët në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2019.

Presidenti i Malit të Zi kalon në opozitë

Foto: EPA/BGNES

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç deklaroi se, ai dhe Partia e tij Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi janë dakord me rezultatet nga zgjedhjet parlamentare dhe kalojnë në opozitë. Këtë e njoftoi  “Radio dhe Televizioni Shtetëror Mali i Zi”(RTCG), cituar nga agjencia “Fokus”. Partia e tij fiton zgjedhjet, por humbet pushtetin, meqenëse nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të formuar një kabinet. Sipas të dhënave paraprake 41 vende do t’i jepen koalicionit tre anëtarësh, i cili deri në këtë moment qe opozitë - “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E Zeza në të Bardhë”, dhe është gati të krijojë një kabinet të përbashkët. Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi me partnerët e vet të koalicionit do të marrë me një vend më pak-40. “Nuk do t’i kundërvihemi vullnetit të qytetarëve. Ne e respektojmë, por do të vazhdojmë të luftojmë me pasion për politikën tonë nga vendet e opozitës”, deklaroi Gjukanoviç në një intervistë televizive.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Më shumë nga rubrika

Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD