Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva nguli këmbë për rifillimin sa më të shpejtë të punës së Komisionit të Përzier Multidisiplinar në kuadrin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut. Në një bisedë telefonike me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani Zaharieva insistoi për zbatimin e tërësishëm të Traktatit të nënshkruar në Shkup para tre vitesh, bënë të ditur reporterët e BNR-së. Puna e Komisionit ishte bllokuar nga kundërshtimet për Goce Dellçevin, më vonë edhe nga thirrja e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.
Zaharieva dhe Bujari kanë shqyrtuar edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në kuadrin e Presidencës së përbashkët të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor gjatë muajit nëntor në Sofje.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..