Në Sofje përvjetori i 135-të i Bashkimit të Bullgarisë u shënua me një ndërrim solemn të rojës së nderit dhe një ceremoni modeste para Mauzoleut-Eshtore të princit Aleksandër I Batenberg. Për shkak të Covid-19 nuk kishte ceremoni solemne.
Sivjet qendra e festës së Bashkimit – Plovdiv, përsëri është mikpritës i rikrijimeve të ngjarjeve nga Dita e Bashkimit. Kulmi i festave në qytet është ceremonia zyrtare me fishekjzarre në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”), në të cilën Presidenti Rumen Radev mbajti fjalim. Në festime morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva dhe deputetë, kryetari i bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov dhe persona të tjerë zyrtarë.
Në Veliko Tërnovo përvjetori i shpalljes së Bashkimit u shënua me një marshim ushtarak dhe vendosje kurorash dhe lulesh para monumentit të të vdekurve në Luftën Serbo-Bullgare.
Në Burgas qindra qytetarë u përfshinë në “Vallen e Madhe të Burgasit” me përkrahjen muzikore të ansamblit profesional folklorik “Stranxha”.
Në Pleven dhjetëra veta u grumbulluan para Monumentit të Divizionit të katërt të këmbësorisë të Plevenit, ku me nderime ushtarake dhe një ritual solemn me pjesëmarrjen e ushtarakëve e shënuan festën.
Festime kishte dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit duke u respektuar strikt masat kundërepidemike.Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..
Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..