Ditën e 62 të protestave antiqeveritare në Sofje do të zhvillohet procesioni tradicional i protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeprokurorit.
Liderët e protestave në Bullgari iu drejtuan ambasadorëve në Sofje, duke paralajmëruar se është kërcënuar paqja civile në vend. Deklarata iu dërgua ambasadorëve të vendeve nga BE-ja, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, si dhe përfaqësisë së Komisionit Evropian.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel” kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit Llozan Panov vë në dukje se në Bullgari ka përzierje oligarkike të pushtetit legjislativ dhe të atij ekzekutiv. Panov i bëri thirrje Evropës që të mos i mbyllë sytë para ngjarjeve në vend.
65% e anëtarëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) mendojnë se ka arsye për protesta, tregon një studim i konfederatës më të madhe sindikale në vend. Jo më pak se 20% kanë dëshirë që KNSB-ja të përfshihet në protestat kundër udhëheqjes së Bojko Borisovit, bëri të ditur para BNR-së Presidenti i KNBS-së Pllamen Dimitrov.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..