Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva nderoi në majën Kajmakçalan në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut kujtesën e ushtarëve të vrarë bullgarë gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri të ditur BTA. Në fjalimin e vet ajo tha se Kajmakçalan është një nga shtyllat e kujtesës kombëtare, famës luftarake dhe nderit ushtarak bullgar.
Mbi 6000 ushtarë dhe oficerë filluan betejat gjatë muajit gusht të vitit 1916. Gjatë tetorit nga maja u kthyen më pak se 800.
Nga breshëria e artilerisë së Antantës lartësia e Kajmakçalan u ul nga 2532 në 2521 metra.A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..