Bullgaria insiston për përpunimin e kritereve unike mes shteteve për udhëtimet në botë, që të mos mbyllen kufijtë dhe të vendoset karantinë nga sot për nesër. Nuk duhet të lejohet situata nga marsi, kur njerëzit prisnin në kufij, tha Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva para BNT-së.
Ministrja siguroi se Sofja po vazhdon të punojë me qeverinë greke për hapjen e të gjitha pikëkalimeve në kufirin tokësor. Zaharieva shënoi se tani për tani Athina nuk ka kërkuar ndihmë nga Bullgaria pas zjarrit, i cili asgjësoi kampin e refugjatëve Moria në ishullin Lesbos.
Zaharieva nënvizoi shprehimisht nevojën për një vendim unik në BE për krizën e migrantëve dhe çështjen e refugjatëve.
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..