Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrëmja e 63 e protestave antiqeveritare

Foto: BGNES

Me emrin “Ne nuk kemi frikë” për 63-ën mbrëmje me radhë në qendër të Sofjes u mblodhën protestues kundër qeverisë dhe kryeprokurorit.

Një ditë para “Kryengritjes së dytë të Madhe Popullore”, të planifikuar për 10 shtatorin, e ashtuquajtura “trio e helmuar”, e cila koordinon aktivitetet antiqeveritare, bëri të ditur se tashmë ka edhe vullnetarë ndërkombëtarë, të cilët janë gati të vijnë dhe të protestojnë kundër qeverisë bullgare, transmetoi BNR.

Ndërkaq, policia njoftoi se do të vendosë pika kontrolli për parandalimin e përdorimit të sendeve dhe teknikës së rrezikshme piroteknike. Qëllimi është që të mos përsëriten provokimet nga 2 shtatori, kur u arrit deri tek përleshje mes provokatorëve dhe forcave të rendit publik.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD