Me emrin “Ne nuk kemi frikë” për 63-ën mbrëmje me radhë në qendër të Sofjes u mblodhën protestues kundër qeverisë dhe kryeprokurorit.
Një ditë para “Kryengritjes së dytë të Madhe Popullore”, të planifikuar për 10 shtatorin, e ashtuquajtura “trio e helmuar”, e cila koordinon aktivitetet antiqeveritare, bëri të ditur se tashmë ka edhe vullnetarë ndërkombëtarë, të cilët janë gati të vijnë dhe të protestojnë kundër qeverisë bullgare, transmetoi BNR.
Ndërkaq, policia njoftoi se do të vendosë pika kontrolli për parandalimin e përdorimit të sendeve dhe teknikës së rrezikshme piroteknike. Qëllimi është që të mos përsëriten provokimet nga 2 shtatori, kur u arrit deri tek përleshje mes provokatorëve dhe forcave të rendit publik.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..