Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Belgjika e transferoi regjionin e Bullgarisë Veriperëndimore në zonë “portokalli”

Foto: arkiv

Dikasteri Federal për Punën dhe Tregtinë e Jashtme të Belgjikës transferoi rajonin e Bullgarisë Veriperëndimore, që përfshin qytetet Vidin, Vraca, Montana, nga zona e “gjelbër” në atë “portokalli”. Shtetasit bullgarë që mbërrijnë në Belgjikë nga kjo zonë i nënshtrohen karantinës dhe testimit për Covid-19. Autoritetet saktësojnë se kodi i zonave ndryshohet periodikisht në varësi të gjendjes epidemiologjike.

Nga MPJ rikujtojnë se nga 1 gushti të gjithë që udhëtojnë për në Belgjikë pavarësisht nga zona dhe shteti duhet të plotësojnë Public Health Passenger Locator Form jo më vonë nga 48 orë pas mbërritjes, informon BNR.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria dhe BE-ja nuk do të rishikojnë kuadrin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje në kundërshtim me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe me traktatet e tjera ndërkombëtare që ka nënshkruar Maqedonia e Veriut. Kështu deklaroi presidenti Rumen..

botuar më 24-05-13 8.41.PD

EK: Rreziku i lartë i varfërisë dhe pabarazia e konsiderueshme e të ardhurave në Bullgari

Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare..

botuar më 24-05-12 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD