Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga Kirgistani deri në Bullgari nëpër gjurmët e paraardhësve tanë

7
Dita ndërkombëtare e gjuhës së nënës, viti 2020

I vendosur nëpër vargmalin Tjanshan në Azinë e Mesme, Kirgistani është i njohur shumë dobët në Bullgari. Mbase asociacioni i parë është për majat Lenin dhe Han Tengri i cili gjendet në kufirin midis Kirgizisë dhe Kazakistanit, të ngjitura nga alpinistët bullgarë. Dhe pavarësisht nga kjo aty gjendet një nga perlat e shpërndara nëpër botë nga “qaforja e popullit bullgar”.

Международен ден на майчиния език, 2020 г.

“Diaspora bullgare në Kirgistan është e vogël, por jashtëzakonisht e bashkuar”. Këtë e shkroi në një koment të vet në facebook-faqen e redaksisë së gjuhës ruse të Radio Bullgarisë lexuesi ynë Andrej Rizhkov . Vet ai është një bullgar etnik dhe interesohet shumë nga çdo gjë, lidhur me Bullgarinë. “Prandaj ndjek publikimet e Radio Bullgarisë - ato propozojnë një informacion shumë interesant dhe të dobishëm për vendin”, thotë Andrej. 

Skuadra në mini-futboll “Rilindja”

Në Kirgistan jetojnë rreth 500 bullgarë etnik, të përqendruar kryesisht në fshatrat Maevka dhe Leninskoe.“Bullgarët në Kirgistan janë njerëz të mirë dhe punëdashës dhe realizohen me sukses në punën e tyre”, thotë Andrej dhe jep si shembull trajnerin e merituar të republikës në mundjen klasike Petër Jaloma, të cilin që të gjithë e respektojnë dhe e duan.

Bullgarët e Kirgistanit mbajnë lidhje midis tyre, mblidhen për festat bullgare si Gjyshe Marta, 3 marsi, Dita e Shkrimit Sllav. Pjekin byrekë  në bazë të recetave të gjysheve të veta. Për shembull gatuajnë byrek me lakër arme, por në mënyrë krejtësisht të ndryshme nga kjo në të cilin ne e përgatisim në Bullgari - me ajkë qumështi dhe vezë. Pinë çaj, raki, të sjellë nga Bullgaria dhe këndojnë këngë bullgare.

“Në Leninskoe akoma ka klane familjare, të cilat dhe sot respektojnë traditat bullgare, dhe flasin bullgarisht.Por, mjerisht ato janë pak”, tregon Larisa Tashmatova. Ajo është drejtoreshë e shoqatës lokale të bullgarëve  dhe prezanton diasporën bullgare në Asamblenë e Popullit të Kirgistanit. Bashkimi quhet “Rilindja” meqenëse qëllimi i tij kryesor është të rinovojë frymën bullgare. Aty bullgarët vendas  mësojnë traditat bullgare, vallet , gjuhën dhe historinë.

Ne e prezantojmë Bullgarinë në ngjarje të ndryshme në Kirgistan. Zhvillojmë ekspozita, festivale. Bullgarët këtu janë shumë pak. Shumica madje nuk e dinë  se ekzistojmë. Në sajë të pjesëmarrjeve tona  ata mësojnë për ne”, tregon me shumë emocion Llarisa Tashmatova. Bullgarët vendosen në Kirgistan  në disa valë. E para prej tyre është nga koha e Perandorisë Osmane - në mesin e shekullit të 18, tregon Llarisa Tashmatova.

Një mësim në gjuhën bullgare

Vala e dytë dhe mjaft më e madhe është gjatë viteve 1908-1912. Ajo përfshin të shpërngulurit nga Besarabia dhe Krimeja, të ndjekur nga reforma agrare e Pjotër Stolipin.

Historitë e të shpërngulurve janë të larmishme si jeta. E përmbushur me peripeci të shumta është historia familjare  e lexuesit tonë Andrej Rizhkov. Nëna e tij ka lindur në Gadishulin e Krimesë, por është trashëgimtare  e një fisi nga qyteti Veliko Tërnovo.

Takim me bashkatdhetarë nga Bullgaria

“Gjatë kohës së Luftës Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, turqit, e inatosur pas humbjes së betejës pranë qytetit Pleven, fillojnë ta terrorizojnë popullsinë bullgare. Në kërkim të shpëtimit stërgjyshërit tanë  kalojnë nga ana tjetër e lumit Danub. Perandori rus Aleksandër II ju lejon të vendosen në Besarabi dhe në Krime. Në Gadishullin e Krimesë ata krijojnë Zheljabovska - një fshat i pasur, në të cilin bullgarët kanë rritur rrush  dhe kultura të tjera bujqësore. Aty lind nëna ime. Aty ka pasur shkollë me mësim në gjuhën bullgare, të cilën nëna ime e ka përfunduar”, tregon Andrej. Andrej lind në Taxhikistan , kurse profesioni i tij i inxhinierit të fluturimeve  të TU 154 e shpie në Kirgistan. Gjatë vitit 2013 me gruan e tij nisen për në Bullgari, në Burgas, ku blejnë shtëpi. Kështu u realizua jo vetëm ëndrra ime, por dhe ëndrra e gjithë familjes sime. Dhe mamaja ime sigurisht që gëzohet bashkë me ne nga lart”, tregon Andrej Rizhkov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë të dhëna nga Llarisa Tashmatova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa Monstruoze 2023

Festë "Monstruoze" në Kopshtin e Doktorit

Një "errësirë" dhe argëtim i pazakontë mbretëron në Kopshtin e Doktorit pas Bibliotekës Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij" në Sofje. Hapësira është transformuar në një vend urban të frikshëm, por tërheqës, kushtuar Halloween-it, dhe këtë vit festa zgjat..

botuar më 25-10-31 5.10.PD

U miratuan fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..

botuar më 25-10-30 8.28.PD

Kanë kaluar tashmë 200 vjet që bullgarët e Besarabisë dhe të Tavrisë mallëngjehen për atdheun e tyre të lashtë

Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..

botuar më 25-10-29 1.00.MD