Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më se 4 për qind janë rastet pozitive për Covid-19 nga 4865 teste

Foto: Pixabay

201 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari që u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit. Kjo përbën 4.13 për qind nga 4865 PCR testet për Covid-19, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.

Gjatë periudhës vdiqën 7 veta dhe u shëruan 131.

Në spital ndodhen 735 të infektuar me koronavirus, 56 prej tyre në repartet intensive.

Që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve me koronavirus në Bullgari arriti 17 799 veta, prej tyre 713, ose afro 4 për qind, vdiqën.

Rastet aktive në momentin e tanishëm janë 4336.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..

botuar më 25-11-11 7.35.MD
Ministri Zheço Stankov

Ministri i Energjisë: Karburantet në vend janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë

Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..

botuar më 25-11-11 5.23.MD

GERB: "Punëdhënësit duan TVSH më të lartë", punëdhënësit: "Nuk ka një ide të tillë!"

Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..

botuar më 25-11-11 4.26.MD