Dita e 66 e protestave antiqeveritare do të kalojë nën moton “Ne nuk kemi frikë”. Dita e 65 e protestave kaloi pa incidente. Protestuesit bllokuan udhëkryqin e Urës së Shqiponjave për disa orë. Një pjesë prej të pakënaqurit u mblodhën para godinës së BNT-së për të pritur ministren sociale Denica Saçeva. Ajo doli nga godina me ndihmën e policisë. Në një intervistë në televizionin kombëtar ajo tha se qeveria ka ndërmend të përfundojë mandatin.
“Prapa neve qëndrojnë njerëz të cilët nuk dëshirojnë të japim dorëheqje. Prandaj kemi ndërmend të përfundojmë mandatin dhe të marrin vendime të dobishme për njerëzit”, tha Saçeva. Sipas saj në protestat marrin pjesë jo vetëm njerëz të cilët nuk e pëlqejnë qeverinë dhe kërkojnë ndryshime radikale, por edhe të tillë për të cilët politikat e qeverisë përbëjnë pengesë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..