Pas një niveli të lartë gjatë gushtit, në shtator Bullgaria hyri në një fazë të incidencës relativisht të ulur të koronavirusit. Këtë e tha para BNR kryeinspektori shtetëror dhe anëtar i Shtabit Operativ Kombëtar për Koronavirusin docent Angell Kunçev.
Tani për tani ndër vendet e BE-së dhe Bashkisë Evropiane Bullgaria është në vendin e 19-të për nga numri i të infektuarve me Covid-19. Kjo është nën nivelin e mesëm. Për 14 ditët e fundit incidenca në vend është 24.8 në 100 000 veta. Kunçev tha, se megjithëqë niveli i përhapjes së virusit është i ulët, masat kundërepidemike duhet të respektohen, sepse procesi i përhapjes së virusit është mjaftë dinamik.
“Nga koronavirusi vdekshmëria është 6-7 herë më e lartë se sa ajo nga gripi. Prandaj qëndrimi ynë ndaj këtij virusi duhet të jetë mjaftë serioz”, theksoi kryeinspektori shëndetësor.
Në kontekstin e fillimit të vitit të ri shkollor në dhomat e klasës docenti Kunçev tha, se “Masat kundër epidemisë të parashikuara për shkollat do t’i bëjnë ato një nga vendet më të sigurta në shoqëri.”
Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës, do të ketë vranësira të shpërndara mbi vendin, në shumicën e rajoneve - të konsiderueshme. Shi i lehtë do të bjerë në disa vende në pjesët juglindore dhe malore..
Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..