Me fillimin e vjeshtës nëpër rrugët e qyteteve dhe vendbanimeve më të vogla të Bullgarisë fillon të përhapet aroma e specave të pjekura. Fillon sezoni i turshive, kur amviset e zellshme përpiqen të ruajnë frytet e verës. Kështu në raftet e bodrumeve renditen kavanoza shumëngjyrëshe: reçel kumbulle dhe molle, turshi mbretërore me speca, lulelakër, karota. Më shumë hollësi për përgatitjen e turshive tek ne dhe recetat më të përhapura mund të lexoni në botimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë: Kuzhina bullgare: Është koha e turshive
Sapo të fillojë të ftohet moti, vjen koha për përgatitjen e turshisë. Përgatitja e kësaj delikatese dimërore në kushte shtëpie është një traditë e përhapur gjerësisht dhe pothuajse nuk ka familje bullgare që të mos vendosë në tryezën e saj këto perime..
Më 8 nëntor shënojmë festën e tërë ushtrisë qiellore, të njohur në kalendarin kishtar si Kuvendi i shenjtit kryeengjëll Mikael, i vendosur në shekullin IV në Sinodin e Laodikesë. Sipas traditës kishtare, kryeengjëlli Mikael udhëheq tërë ushtrinë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në festimet solemne me rastin e 140-vjetorit të Luftës Serbo-Bullgare, të cilat do të mbahen sot, 7 nëntor - Dita e Fitores në Betejën e Slivnicës. Ceremonia do të zhvillohet në Sheshin "Sëedinenie"..