“Jam i gëzuar se kryeqyteti ynë po vazhdon të zhvillohet dhe të bëhet gjithnjë e më i bukur”, shkroi në faqen e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov me rastin e Ditës së Sofjes – 17 shtator. Ai nënvizoi se gjatë disa viteve të fundit qyteti është modernizuar, duke dhënë si shembull itinerarin prej 48 kilometrash të metrosë, ndërtimin dhe remontin e bulevardeve kryesore, rritjen e nivelit të jetesës.
“Jam i bindur se zhvillimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në Sofje do të vazhdojnë me tempe edhe më të shpejta. Përpiqemi të kemi një kryeqytet të bukur evropian, i cili të jetë i krahasueshëm me qytetet e tjera të mëdha evropiane”, shkroi gjithashtu Kryeministri Borisov.
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..