Krijuesi Stoill Mirçev punon në fushën e grafikës së aplikuar, të pikturës dhe të plastikës së vogël. Krijimet, e prezantuara në ekspozitën e tij, të renditur në galerinë e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë, në rrugën e kryeqytetit “Shipka”6, janë krijuar gjatë 3 vjetëve të fundit, kurse shkaku konkret për një prezantim përpara publikut është 70 vjetori i Stoill Mirçevit.
Veprat e piktorit janë pjesë nga fondet e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative, Galerisë së Arteve në Sofje, dhe të galerive në qytetet Kjustendill, Sliven dhe Gabrovo. Krijime të tij ka dhe në Belgjikë, Holandë, Itali, Gjermani, Greqi dhe Turqi.
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..