“Ditët e Zanateve” do të zhvillohen në Vidin në kështjellën e vjetër "Baba Vida" /“Gjysha Vida”/ me bashkëpunimin e Bashkisë dhe të Muzeut Historik Regjional. Më 19 dhe 20 shtator zanatçinjtë do të prezantojnë prodhimin e vet në oborrin e brendshëm të kështjellës. Për adhuruesit e punimeve me dorë do të ketë dhurata prej materialesh natyrore, reçele prej frutash pyjore të përgatitura sipas recetave të vjetra shtëpiake.
Një vëmendje e posaçme do t’i kushtohet punimit të thikave, si dhe pikturimit mbi qelq, punimit të qirinjve dhe të sendeve prej druri.
Ansambli për këngë dhe valle popullore “Danubi” do të prezantojë valle nga krahina e Danubit, ndërsa nestinarët do të vallëzojnë para pallatit “Gjysha Vida”.
“Ditët e Zanateve” zhvillohen në kuadrin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë.Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..