Ditën e 74 të protestës antiqeveritare përveç shfaqjeve të zakonshme civile në qendër të Sofjes, në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, atje ku janë godinat e Parlamentit, Presidencës dhe qeverisë, do të ketë dhe një aktivitet partiak. Lëvizja “Së bashku” e prof. Aleksandër Tomov, ish-kryeministër, organizon një konferencë kombëtare me moton “Ka alternativë”. Pas fundit të forumit në orën 15.00 është planifikuar një procesion proteste dhe bllokim i udhëkryqit kryesor. Do të kërkohen dorëheqja e qeverisë, e kryeprokurorit dhe shpërndarja e Parlamentit, transmetoi BNR.
Dita e djeshme e 73 e protestës në Sofje kaloi pa incidente. Pjesëmarrës në mitingun dhe në procesionin e protestës thanë para BNR-së se korrupsioni në Bullgari është i padurueshëm dhe se pushteti përpiqet t’i mbytë protestat, prandaj protestuesit duan që t’i dëgjojë Evropa.
Projekti civil “Demokracia dhe Legjitimiteti” vendosi një çadër para Presidencës dhe filloi të grumbullojë sinjale për korrupsion për t’i dërguar në institucionet evropiane.Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..