Anija siluruese ROOSEVELT nga përbërja e Forcave Ushtarako-Detare të SHBA-së është në Varna. Komandanti i anijes është kapiteni i rangut të dytë Ryan Kendall. Për shkak të gjendjes epidemike lidhur me Covid-19 komanda dhe ekuipazhi i anijes nuk zbriten në breg.
Më 20 shtator pas largimit nga porti Varna anija siluruese ROOSEVELT bashke me fregatën “Smeli” dhe korvetën “Bodri” nga Forcat bullgare Ushtarako-Detare zhvillojnë një stërvitje të tipit PASSEX. Qëllimi është që të rritet pajtueshmëria operative me njësitë ushtarako-detare të vendeve anëtare të NATO-s dhe të përmirësohet përgatitja e ekuipazheve detare.
Ministria e Mbrojtjes informoi se që nga fillimi i vitit deri tani janë zhvilluar dy stërvitje të këtij lloji, transmetoi BGNES.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..