Situata lidhur me Covid-19 do të ndiqet individualisht në çdo një shkollë. Këtë e tha para BNR-së Zëvendësministrja e Arsimit Tanja Mihajllova. Prania fizike në shkollë tani për tani mbetet. Po i monitorojmë proceset në tërë vendin. Një pjesë e rasteve të shpallura në momentin e tanishëm u përkasin njerëzve, të cilët ende nuk kanë qenë në shkollë, domethënë infektimi është bërë para fillimit të vitit të ri shkollor, na shpjegoi Zëvendësministrja.
Aktualisht ka 19 klasa në karantinë, 26 nxënës janë me teste pozitive, ndërsa një pjesë prej tyre nuk kanë qenë në ditën e parë shkollore. Një pjesë e klasave, ku ka nxënës me teste pozitive, por nuk kanë qenë në shkollë, nuk janë në karantinë. Vendosja në karantinë varet nga inspektoratet regjionale të shëndetësisë, sipas kushteve të veçanta.
Rreth 500 nxënës dhe 40 mësues janë në karantinë. Pak mbi 500 nxënës kanë deklaruar dëshirën e tyre për të mësuar në distancë. Nuk duhet të kërkohen para nga prindërit për blerjen e dezinfektuesve.80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..
Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..
Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha..
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime..
Më 1 tetor në mesnatën me orën bullgare përfundon afati për bullgarët që jetojnë jashtë vendit për të aplikuar për hapjen e qendrave të votimit për..