Bullgaria është në vend të 44 ndër 193 shtete në Indeksin për zhvillim të qeverisë elektronike (EDGI), tregon një raport i OKB-së. Për herë të parë vendi ynë hyn në kategorinë “shkallë shumë e lartë e zhvillimit të qeverisjes elektronike”, ndër vende si Çekia, Sllovakia, Letonia, Kroacia, Hungaria dhe Rumania.
Sipas raportit Bullgaria, bashkë me shtetet e tjera në këtë kategori, tregon një përparim të vazhdueshëm në përpunimin e dokumenteve strategjike për qeverisjen elektronike dhe në sigurimin e shërbimeve elektronike.
Vendi shënon një përparim të konsiderueshëm edhe në Indeksin për pjesëmarrje elektronike, duke dalë me 12 përpara në klasifikim dhe nga vendi i 35 arrin në vendin e 23, ndër 193 shtete, njofton investor.bg.Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë;..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..
Nga frika dhe dyshimet deri te gëzimi dhe mbështetja – bullgarët reagojnë ndryshe ndaj aplikimit të ardhshme të euros më 1 janar 2026. Për disa kjo..