Cilat janë mitet dhe cilat janë të vërtetat në të ushqyerit? Për lojën e gjeneve dhe si të plakemi më me ngadalë? Cilat janë sfidat përpara intelektit artificial? Çfarë gjëje të përbashkët kanë fizika dhe muzika? Përgjigjet e këtyre pyetjeve kureshtare shkencore do të mundohet t’i japë edicioni i dhjetë jubile i Festivalit të Shkencës në Sofje (Sofja Teh Park, 26-27 shtator).
Nën moton “Të larguar, por më afër” dhe gjatë këtij viti, pavarësisht nga Covid-19, në një vend mblidhen shkencëtarë bullgarë dhe të huaj, që të mund të prezantojnë çuditë e botës, në të cilën jetojmë. Vizitorët do të kuptojnë sesi mund të shpëtojmë dhe të ruajmë planetin tonë, duke konsumuar më pak, cila është e ardhmja e mjekësisë, cilat janë rreziqet biologjike dhe si të përgatitemi për to. Do të jepet një qartësi mbi tema si kataklizmat e mëdha në Kozmos, vullkanet dhe hënat e ngrira dhe nëse mundet të kthehemi në qenie biplanetare. Do të shënohen dhe përvjetorë të rëndësishëm shkencorë: 100 vjet nga lindja e Rosalind Franklin, Ray Bradbury dhe Isaac Azimov, 90 vjet nga zbulimi i planetit Pluton, 30 vjet nga nisja e Teleskopit Hapësinor Hubble.
Festivali i Shkencës në Sofje është krijuar gjatë vitit 2011 nga Këshilli Britanik dhe Shoqata “Forum Demokrit” dhe është nën patronazhin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Akoma që me еdicionin e vet të parë fiton një numër të madh adhuruesish dhe u kthye në një vend pa kufi midis shkencës dhe kulturës
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..