Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Trëndafili i artë-2020” – më e reja në kinemanë bullgare....dhe klasikja “Masë sipas masës”

Qendra e Festivaleve dhe e Kongreseve në qytetin Varna
Foto: fccvarna.bg

Do të zhvillohet edicioni i 38 i “Trëndafilit të Artë” - festivali më i vjetër dhe i vetëm tek ne për  kinema bullgare, i cili sipas traditës prezanton filmat më të rinj. Shfaqjet e filmave janë në sallat e Qendrës së Festivaleve dhe Kongreseve në qytetin Varna si dhe online. Siç njoftuan nga qendra e shtypit e ngjarjes, në programin e konkursit janë seleksionuar 22 filma me metrazh të shkurtër dhe 19 me metrazh të gjatë, të prodhuar gjatë vitit të fundit. Organizator kryesor është Qendra Kombëtare e Filmave, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe të Bashkisë së qytetit Varna. Festivali hapet më 24 shtator me ekspozitën “Kujtime për filmin “Shpirtra të dënuar”, i cili tregon momente të panjohura të punës nga filmi legjendar  të regjisorit Vëllo Radev.

Në të njëjtën mbrëmje , për herë të parë përpara publikut bullgar , do të tregohet ko prodhimi “Para” me regjisor Siamak Etemadi/ i cili ka lindur në Iran dhe jeton dhe krijon në Greqi/, bashkë prodhues Chouchkov Brothers me pjesëmarrjen financiare të Qendrës Kombëtare të Filmave.

Jashtë konkursit në programin “Horizonte të zbuluara”, do të tregohen filmat artistik “ Ata kokëfortët” me regjisor Gjeorgji Kostov dhe ko prodhimi “Perandori i zbathur” (The Barefoot Emperor) me regjisore Jessica Woodward dhe Peter Brosens. I njëjti program propozon dhe 9 filma me metrazh të shkurtër mes të cilave janë krijime të studentëve nga programi  FilmForge të New Boyana Stuudios.

“Trëndafili i artë klasik” është programi i ri në kuadrin e festivalit, i cili do të prezantojë versionet e rinovuar dhe të digjitalizuar të filmave më të rinj bullgarë nga e kaluara. Më 25 shtator nga ora 18.00 spektatorët do të kenë mundësinë të shikojnë kopjen e restauruar të njërës prej krijimeve më të mëdha dhe të rëndësishme të kinemasë bullgare – trilogjinë “Masë sipas Masës, regjisor dhe skenarist Georgi Djullgerov. Bashkë skenarist dhe interpretues i rolit kryesor është Rusi Çenev, operator - Radosllav Spasov.

“Dhimbja ime e madhe është se, filmat bullgarë, të cilët janë të bërë në shirit, nuk ka se ku të shikohen. Tanimë asgjëkundi, asnjë nuk mund t’i shikojë - tregon për Radio Bullgarinë zoti Djullgjerov. Do të doja që të kemi një vazhdimësi të brezave dhe më vjen keq, se të rinjtë nuk kanë mundësi të shikojnë filma të paraardhësve të vet me një cilësi të mirë. Në Bullgari mbetën vetëm disa kino-makina, të cilat mund të vërtisin shirita, por tingulli të cilin ato riprodhojnë është në gjendje të mjeruar. Në të gjithë botën tani ekziston një tendencë që filmat e vjetër të restaurohen, aq më tepër se, teknologjitë moderne digjitale japin mundësi që pamja të bëhet dy herë më e mirë saqë ka qenë. E njëjta vlen dhe për tingullin, ajo me të cilën unë po merrem gjatë ditëve të fundit. Nga një mono fonograme të incizuar në një shirit të shkëlqyer, me shumë zhurmë, në një cilësi të mjerë, mundim të bëjmë një tingëllim modern, të pasur, të vendosur në pesë+1 kanal. Mbi të gjitha, filmi “ Masë sipas masës” është film të cilin ne e incizuam në një dialekt, gjuha është e përmbushur me fjalë arkaike, me turqizma, që krijon një lloj të veçantë  të barrierës gjuhësore, e cila rritet  me kalimin e viteve . Brezi i ri pothuajse asgjë nuk kupton nga kjo gjuhë. Prandaj në versionin e ri ka titra në gjuhën letrare bullgare. Mundësia që të mund të bëjmë të gjithë këtë ia dedikojmë Dobromir Çoçevit, i cili më ftoi në studion e tij dhe bën çdo gjë falas në emër të kauzës sonë të përbashkët. “

Trilogjia e digjitalizuar do të mund të shikohet dhe në Sofje - më 13,14 dhe 15 tetor. Një lajm tjetër, i lidhur me krijimtarinë e Georgi Djullgerovit është libri “Biografia e librave të mi”. Ai do të prezantohet në qytetin Burgas më 30 shtator, kurse pas kësaj dhe në Qendrën e Festivaleve në qytetin Varna gjatë kohës së Festivalit “Trëndafili i artë” i cili vazhdon deri më 1 tetor

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD