Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veshje popullore nga koleksioni i mbretëreshës Joanna për herë të parë para publikut

Kostumet popullore nga e gjithë bota në projektin „Art4Diplomacy“

Pas suksesit të madh të projektit të parë “ArtDiplomacy” (“Art për diplomacinë”) piktorja e talentuar Petja Ilieva përsëri prezanton pasurinë dhe bukurinë e popujve të ndryshëm dhe të kulturave të ndryshme. Ngjarja do të zhvillohet më 25 shtator në pallatin “Vrana” jo larg Sofjes duke u respektuar të gjitha Covid-masave.

“Kësaj radhe do të tregoj njërevy të kostumeve kombëtare. Publiku bullgar do të njihet me veshjen tradicionale të grave dhe të meshkujve nga disa vende të ndryshme (pjesa më e madhe ekzotike) prej disa kontinenteve. Manekinet - studentë nga Akademia Kombëtare e Arteve Teatrale dhe Filmuese, do të parakalojnë në sfondin e një muzike të përshtatshme autentike për çdo një shtet. Këto takime të traditave dhe të folklorit të popujve tanë na ndihmojnë  të mund të ndiejmë afërsinë e ngjasinë midis njerëzve dhe të mund të vlerësojmë bukurinë në të ndryshmen. Në qoftë se radhën e kaluar  doja të tregoja  se njerëzit, etnoset, fetë nga pikat e ndryshme të botës janë më tepër të njëjta, sesa të ndryshme, kësaj radhe dua që të zbuloj hijeshinë e këtyre dallimeve. Prandaj janë mbledhur vende, ku veshjet dhe muzika autentike janë më pak të njohura tek ne” - thotë Petja Ilieva.

Pjesëmarrës përsëri do të jenë përfaqësitë diplomatike në Bullgari, kurse ngjarja zhvillohet me mikpritjen e nderuar të Simeon Sakskoburggotski - ish mbret bullgar /1943 – 1946/ dhe ish kryeministër i Bullgarisë në periudhën 2001 – 2005. Në sajë të tij për herë të parë përpara publikut të gjerë  do të tregohet një pjesë nga koleksioni personal i veshjeve të nënës së tij mbretëresha Joanna.

“Koleksioni mbretëror do të jetë pjesëmarrja nga ana e palës bullgare. Këto janë kostume shumë të posaçme dhe ato do të tregohen në sfilatë - nënvizon Petja Ilieva. Ato janë në më shumë se 100 vjet dhe ne do të mundohemi të prezantojmë veshje popullore nga të gjitha krahinat folklorike të Bullgarisë”.

Covid-19 është shkaku, që kjo iniciativë të mos të jetë me një prani të lirë, pavarësisht se ideja fillestare ka qenë e tillë, por do të shpërndahet përmes fotografive dhe videove. Por, kjo është gjë që duhet të arrijë deri tek një pjese më të madhe njerëzish, sepse bukuria dhe pasuria e artit është mbase gjëja e vetme, për të cilën nuk ka rëndësi mosha, gjinia, raca, feja, si dhe statusi social.

“Përmes kësaj të cilën unë e bëj, dua të sjell një informacion për vendet dhe kulturat e ndryshme. Por, po kështu dua të sjellë dhe një kënaqësi, një shije estetike dhe shpresoj se kjo do të jetë festë  për shqisat e njerëzve të shumtë. Këtu është radha që të shpreh admirimin tim nga Radioja Kombëtare Bullgare, se ajo përkthen dhe shpërndan informacionin në sajtin e vet në 10 gjuhë. Në këtë mënyrë kjo arrin nëpër të gjitha kontinentet. Shumë misione të huaja qenë të mahnitura vjet dhe përhapën materialin  për projektin e parë “Art për diplomacinë” në vendet e veta, në gjuhën e vet, direkt nga sajti i Radios Kombëtare Bullgare” - kujtohet Petja Ilieva.

Është parashikuar dhe një ekspozitë bamirësie. Ku do të dërgohen paratë e mbledhura?

“Gjatë kohës së sfilatës skena dhe kopshti do të jenë të dekoruara me krijime të mia. Paratë nga shitjet e tyre dhe nga befasitë ekzotike, të përgatitura nga vendet pjesëmarrëse, si dhe dhurimet, të cilat publiku me dëshirë të vet vendosi që t’i lëshojë në kutinë e përgatitur për këtë qëllim, do t’i drejtohen ndonjë spitali për luftë me Covid-19”.

Radio Bullgaria do të publikojë fotografi aktuale si dhe video nga ngjarja pas zhvillimit të saj, kështu që kthehuni tek publikimi përsëri!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD