“Në se nuk e rikthejmë rekrutin vitet e ardhshme situata do të na detyrojë ta bëjmë këtë” tha për BNR Boris Vangellov, zëvendës kryetar i komisionit parlamentar të mbrojtjes. Sipas tij me heqjen e mbledhjes së rekrutëve pas ndryshimeve demokratike u ndërpre burimi i kuadrove për ushtrinë dhe për rezervën. Ideja e VMRO-s për kazermë vullnetare kaloi në lexim të parë me korrigjime të miratuara në Ligjin për rezervën e forcave të armatosura. “Do të vijë një moment kur për shkaqe biologjike forcat e armatosura nuk do të disponojnë as staf, as rezervë. Që të plotësohen formacionet e përkohshme ushtarake u imponuan keto ndryshime”, tha Vangellovi. Sipas tij projektligji mund të mos votohet në lexim të dytë, sepse parlamenti është në fund të mandatit të tij.
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..