Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Stara Zagora tregojnë piktura të vjetra nga muzeu i kolegjit të dikurshëm francez “Shën Augustin”

Foto: artgallerystz.com

Koleksioni i mbledhur dekada të tëra prej murgjve në muzeun e ish kolegjit francez “Shën Augustin” ndodhet për vizitë në Galerinë Arteve Gigurative në qytetin Stara Zagora deri më datë 20 tetor, informon Agjencia Telegrafike Bullgare. Pjesa më e madhe e krijimeve janë punime mbi bakër, të krijuara në atelietë e Сhаlсоgrаfуе dе Lоuvrе në një periudhë pothuajse 200 vjeçare - që nga shekulli i 13 deri në fillim të shekullit të 20.

Kolegji Francez “Shën Augustin” është krijuar në qytetin Plovdiv nga Urdhri i Etërve më 3 janar 1884. Kongregacioni i tyre është themeluar gjatë vitit 1850 nga ati Emanuell D Allzon /1818-1880/ famullitari i dioqezës në qytetin Nim-në Francë dhe drejtor i kolegjit “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, i cili i jep emrin urdhrit të ri katolik. Urdhri ka uratën e papës Pij IX për misionin arsimor në pjesën lindore  të Kontinentit të Vjetër, i cili në atë kohë është një pjesë nga Perandoria Osmane. Përpara Çlirimit të Bullgarisë gjatë vitit 1863 në qytet hap dyer shkolla katolike “Shën Andreu”. Kështu ky qytet është misioni i parë jashtë kufirit të Urdhrit të Etërve. Pedagogët janë murgj, të cilët kanë kryer studimet e tyre në shkolla të njohura në perëndim, në Sorbonën e Parisit, në Universitetin Gregorian në Romë. Dhjetëra janë emrat e njohur nga arti dhe biznesi, të cilët marrin diploma këtu. Piktori Canko Llavrenov, mjeshtri drejtues i famshëm i bandave Gjeorgji Shagunov dhe veprimtari shoqëror emigrant Petër Uvaliev. Kolegji “Shën Augustin” është i mbyllur më 1 shtator 1948. Murgjit të cilët janë të huaj janë dëbuar, kurse bullgarët janë të futur në kampin në Belene



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozitë fotografike për primadonën e operës Rajna Kabaivanska në Burgas

Burgasi është vendi nga ku fillon rruga e jashtëzakonshme e këngëtares bullgare të operës Rajna Kabaivanska drejt skenës botërore. Prandaj atje, pranë ndërtesës së Bashkisë, është vendosur një ekspozitë fotografike që ndjek në 150 fotografi jetën,..

botuar më 25-08-03 9.00.PD

Një verë, një gjuhë, shumë përvoja

Me përfundimin e javës së fundit të Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare, e cila u zhvillua nga 19 deri më 25 korrik 2025, u mbyll edhe një kapitull i rëndësishëm i këtij programi të veçantë, i cili përbën një përvojë të paharrueshme për të..

botuar më 25-07-29 8.30.PD

5 filma me pjesëmarrje bullgare do të shfaqen në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Edicioni i 31-të i forumit të filmit në kryeqytetin boshnjak nga 15 deri më 22 gusht do të paraqesë 5 produksione me kontribut bullgar. “Yugo Florida” është debutimi artistik i regjisorit serb Vladimir Tagić. Nga ana bullgare, në bashkëprodhimin e..

botuar më 25-07-26 2.35.MD