Në vendin e zakonshëm në Sofje, në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit” mes godinave të qeverisë, Parlamentit dhe Presidentit, edhe sonte u takuan protestuesit kundër qeverisë, transmetoi BNR.
Kërkesat e protestuesve po vazhdojnë të jenë për dorëheqjen e Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit dhe për zgjedhje të parakohshme.
Para fillimit të mitingut dhe procesionit të mbrëmjes liderët e aksionit përsëri shtruan çështjen se pse Kryeprokurori banon në një prej godinave të rezidencës shtetërore Bojana dhe me çfarë çmim.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..