“Partia Socialiste Bullgare do të punojë që të bëhet forca e parë politike. Tashmë partia disponon plan alternativ për qeverisjen e Bullgarisë.” Këtë e tha liderja e partisë Kornelija Ninova para kongresit të 50-të jubilar. 793 delegatë u mblodhën për të zgjedhur këshill të ri kombëtar të partisë pas fitores së kryetarit para pak kohe. Megjithë dëshirën e Ninovës të demonstrojë unitet në sallë u dëgjuan edhe zëra opozitarë. Në programin e kongresit jubilar janë të përfshirë edhe raporte për punën e Këshillit Kombëtar, të përfaqësuesve popullorë, të eurodeputetëve dhe të Komisionit të Kontrollimit të Gjithë Partisë. Në forum janë të pranishëm më se 500 miq – diplomatë, kryetarë të bashkive, intelektualë.
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në shumë vende, por do të ketë mjegull, ose vranësira të përmbysura në lugina dhe ultësira. Do të jetë pothuajse e qetë. Dukshmëria do të përmirësohet pasditen e së enjtes dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në..
Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë. Ai shkoi atje për të inspektuar organizatën e re të lëvizjes së..
Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në Varna tradicionalisht kanë notuar më 1 janar në det. Ata ndanë se nuk sëmuren kurrë dhe ndihen..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..