Përvjetori i 102-të i fitores së arritur nga ushtria e vogël bullgare në rajonin e Dojranit gjatë Luftës së Parë Botërore, do të shënohet me solemnitet në qytetin Pleven.
Beteja te Dojrani është një nga fitoret më të mëdha të ushtrisë bullgare në historinë e shtetit të tretë bullgar. Përleshjet pranë liqenit vazhdojnë 3 vjet (1915-1918). Në shtator të vitit 1918 pas betejave të rënda treditore Divizioni i 9-të i Plevenit në krye me gjeneralin Vlladimir Vazov shpartalloi repartet elite britanike dhe greke. Epërsia ishte në anën e armikut. Prandaj gjenerali u thotë ushtarëve dhe oficerëve bullgarë: “Duhet të fitojmë ose të vdesim – zgjidhje tjetër nuk ka!”
Pas përleshjeve të rënda ushtarët bullgarë e mundën armikun. Bilanci ishte që kundër një divizioni bullgar 5 divizionet aleate dhanë më shumë se 10 000 viktima kundrejt 500 oficerëve dhe ushtarëve të vrarë bullgarë.
Beteja te Dojrani e cila jo rastësisht quhet Epope është simbol i heroizmit të ushtarëve bullgarë dhe i gjeniut ushtarak të vëllait të krijuesit Ivan Vazov – Vlladimir Vazov.
Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..
Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..
Në ditën e sotme, më 18 gusht, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Fjetjen e Shën Joan Rillskit – mbrojtësit qiellor të Bullgarisë. Për bullgarët, ai është shenjti më i dashur, i nderuar jo vetëm brenda kufijve të vendit, por edhe jashtë tij. Ai..