Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta antiqeveritare thërret “Kryengritje të Madhe Popullore 4”

Vlladimir Mihajllov nga grupi "Sleng" gjatë protestës
Foto: BTA

Ditën e 82 të protestave antiqeveritare në Sofje përsëri është shpallur miting dhe procesion me kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit dhe Kryeprokurorit dhe për zgjedhje të parakohshme.

Ditën e 81 të protestave u zhvillua një koncert-miting “E ardhme për Bullgarinë – e ardhme për të rinjtë”. Në skenë u shfaqën disa prej grupeve të njohura të muzikës pop, por kishte shumë interpretues, të cilët hodhën poshtë ftesën për pjesëmarrje.

Oratorët shtruan çështje të ndryshme, si shkelja e të drejtave civile, dhe kërkuan ndryshime legjislative në sferën e kulturës, transmetoi një korrespondent i BNR-së.

Në aktivitet udhëheqësit e aksionit shpallën se po planifikohet një protestë në masë – “Kryengritja e Madhe Popullore 4” për datën 3 tetor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komision në Parlamentin Evropian do të monitorojë sigurinë rrugore në Bullgari

Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..

botuar më 25-11-04 9.19.PD

Në buxhetin e vitit 2026 janë parashikuar 10.5 miliardë euro borxh i ri dhe deficit prej 3%

Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..

botuar më 25-11-04 8.56.PD

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD