Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

80% e kryeqytetasve duan të marrin pjesë aktive në marrjen e vendimeve për qytetin

Një diskutim në shkallë të gjerë në internet i idesë për buxhetin qytetar fillon më 5 tetor

Teodora Zareva
Foto: dnevnik.bg

Pavarësisht nga përmirësimet e shumta në mjedisin qytetar të cilat janë bërë gjatë viteve të fundit, jeta në kryeqytetin bullgar po vazhdon t’i drejtojë qytetarët përpara problemeve të shumta, të cilat kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të ndryshme. Rrjeti rrugor i pandriçuar ose i prishur, ndotja e mjedisit nga mbeturinat e djegura, problemet me mbledhjen e plehrave në disa lagje, janë vetëm një pjesë nga parregullsitë, për të cilat punonjësit në Komunën e Sofjes mund të informohen, përmes qendrës së saj të kontaktit. Një mënyrë tjetër për komunikim të qytetarëve me pushtetin vendas është përmes dhënies së ankesave dhe propozimeve drejtuar inspektoratit të Kryeqytetit me telefon ose me e-mail.

Qytetarët komunikojnë me bashkinë kryesisht përmes ankesave me shkrim dhe ankesave të tjera. Një studimi yni tregoi se, mbi 80% prej kryeqytetasve, kanë dëshirë  të marrin pjesë më aktive në marrjen e vendimeve për qytetin, por nuk e di se si ta bëjnë - theksoi para Radio Bullgarisë Teodora Zareva nga iniciativa “Buxheti qytetar për Sofjen”.  

Qëllimi i saj është që t’i bëjë banuesit e kryeqytetit një pjesë aktive në zgjidhjen e problemeve. Dëshira është që të stimulohet kreativiteti dhe gatishmëria e kryeqytetasve të propozojnë pikëpamjet e veta për zgjidhjen e kazuseve të ndryshme, nën formën e projekteve.

“Prezantimi i një programi të tillë “Buxheti qytetar” përbën marrjen e përgjegjësisë nga ana e Bashkisë dhe një premtim se vendimet e qytetarëve do të merren parasysh gjatë shqyrtimit të planeve  për mirëmbajtje, zhvillim dhe përmirësim të mjedisit urban. Ky është një mekanizëm për pjesëmarrje, i ndryshëm  nga të tjerë të ngjashëm dhe bashkia merr përsipër angazhimin akoma që në vet fillimin.  E mira e kësaj praktike nuk janë thjesht projektet e realizuara  në fund të çdo viti, por mënyra e re e dialogut dhe bashkëpunimi midis qytetarëve dhe bashkisë. Diçka, e cila aktualisht në Sofje është një përjetim  mjaft negativ.”

Ideja për një buxhet të ngjashëm është parashtruar në dokumentin strategjik për zhvillimin e kryeqytetit “Vizioni për Sofjen” ku afati për futjen e tij është viti 2027.

Në “Vizionin për Sofjen” me të vërtetë është planifikuar prezantimi i tij gjatë vitit 2027, por në iniciativën ndërkombëtare “Partneritet për një drejtim të hapur” nga e cila është pjesë Bullgaria. Atje akoma gjatë vitit 2017  ishte planifikuar të prezantohej një buxhet qytetar në kryeqytet.

Buxheti civil nuk është një formulë që ne thjesht mund ta transferojmë në Sofje. Për ne është me rëndësi që modeli ynë të mendohet bashkërisht me qytetarët, me këshilltarët bashkiakë dhe me administratën. Deri në këtë moment kemi bërë një studim sociologjik në të cilin morën pjesë disa fokus-grupe, kurse së shpejti do të zhvillohet një diskutim në shkallë të gjerë në internet, i cili fillon më 5 tetor. Në të ne ftojmë të gjithë banuesit e Sofjes pavarësisht nga ekspertiza e tyre, të përfshihen dhe të tregojnë sesi sipas tyre do të punojë një model i tillë në kryeqytetit”.

Mbi 2000 janë qytetet evropiane, mes të cilave dhe kryeqytetet Paris, Pragë, Varshavë, Madrid, ku ekziston një instrument i ngjashëm për pjesëmarrje qytetare në marrjen e vendimeve për zhvillimin qytetar. Më shpesh paratë e ndara mbi këtë drejtim përbëjnë midis 1 dhe 10% nga buxheti i bashkive. Mbi bazën e propozimeve të ardhura nga qytetarët, bashkia kontrollon se cilat prej tyre janë të realizueshme, i zhvillon më tej bashkë me kërkuesit dhe i venë për votim, në të cilin marrin pjesë banuesit e të gjithë qytetit. Deri në një realizim arrijnë ato, të cilët kanë mbledhur një miratim më të madh.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klubi i grave dhe familjeve bullgare në Hamburg feston 20-vjetorin

Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..

botuar më 25-11-22 9.00.PD

Kujdes, ari! Një ngjarje në Karllovo rinovoi debatin për bashkëjetesën me grabitqarin

Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..

botuar më 25-11-22 8.00.PD

"Tregu i Profesioneve" mbështet orientimin në karrierë të të rinjve

Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...

botuar më 25-11-21 6.10.PD