Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi është kundër ndryshimit të sistemit tatimor

Foto: arkiv

Nuk duhet të ndryshohet sistemi funksionues fiskal, i cili siguron një buxhet të balancuar, deklaroi Dhoma Tregtare Industriale Bullgare me rastin e propozimit të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për reformë tatimore. Në këtë situatë ekonomike, për të cilën është vështirë të bëhen prognoza, kur pritet ulje e Produktit të Brendshëm Bruto mbi 7%, sipas Dhomës Tregtare Industriale Bullgare çdo një ndryshim në sistemin tatimor mund të shkaktojë kaos ndër biznesin dhe qytetarët.

Para disa ditësh KNSB propozoi që të ketë një minimum, sa është paga minimale në vend, për të cilin to mos ketë tatim, 15% tatim mbi të ardhurat e personave fizikë dhe juridikë dhe pakësim të tarifës së TVSH-së – 15%. Aktualisht në vend ka tatim të sheshtë – 10% dhe TVSH- 20%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°. Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do..

botuar më 24-07-03 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti: Kriza politike vazhdon

“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen e dukur.” Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në margjinat e Kuvendit Popullor pasi deputetët..

botuar më 24-07-03 6.03.MD

Parlamenti e hodhi poshtë projekt-kabinetin e GERB-SDS

Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138 deputetë votuan “kundër”, dy abstenuan. Kujtojmë se Zheljazkov, që përfaqëson forcën e parë politike në..

botuar më 24-07-03 5.16.MD